Portugalia ngel pa naftë! – Qeveria urdhëron ndalimin e grevës së shoferëve të kamionave
Qeveria e Portugalisë i ka kërkuar punëtorëve në sektorin e naftës që të ndalojë protestat, pasi furnizimet janë zbrazur në disa pjesë të vendit, përfshirë në aeroportin e Lisbonës. “Qeveria nuk ka alternativë tjetër përveçse një kërkese civile”, tha sekretari i shtetit Tiago Antunes. Sipas tij, vetëm 25 nga 119 ngarkesa të karburantit kanë arritur në aeroportin e Lisbonës ditën e Hënë.
Qeveria ndërmori masën ligjore pasi Kryeministri Antonio Costa tha se situata ka ndryshuar përgjatë ditës. Të Hënë gjatë pasdites, 35% e stacioneve në vend ishin tërësisht pa karburant. Shoferët e kamionëve të transportit të naftës kërkojnë rritje të pagave dhe kushte më të mira të punës. Dita e parë e grevave përkoi me kulmin e sezonit turistik.
Ata ndërmorën një grevë të ngjashme në muajin Prill, që ishte edhe tensioni më i madh në Portugali prej vitesh. Urdhër i qeverisë nënkupton se shoferët që refuzojnë të kthehen në punë përballen ne akuza kriminale, përfshirë 2 vite burgim.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.