Portugalia vazhdon “mrekullinë” – Zeron defiçitin buxhetor, borxhi publik po ulet
Defiçiti buxhetor i Portugalisë ka qenë vetëm 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në muajin shtator, duke e vendosur vendin në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin vjetor e të ulë barrën e borxhit për rrjedhojë. Tremujori i tretë i vitit ndërkohë flet për një sufiçit buxhetor në masën 2.6%.
Ky është lajmi i radhës në serinë e atyre që tregojnë se, Portugalia ka bërë realisht një mrekulli. Vendi i cili shkoi në prag të kolapsit dhe i shpëtoi falimentit vetëm falë ndihmës së ndërkombëtarëve, tregoi se, kjo e fundit dhe masat shtrënguese mund të bëjnë realisht çudira.
Gjatë tre viteve të fundit, Portugalia ia ka dalë të paguajë kreditorët përpara afatit të maturimit të borxhit, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, Standard and Poor`s si asnjëherë më parë në historinë e saj, ngriti me dy nota përnjëherë borxhin sovran të vendit.
Portugalia ka dalë nga program i shpëtimit në vitin 2014, ndërkohë që vendi merret si shembull suksesi nga Bashkimi Europian.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.