Portugalia vendos masa përpara Krishtlindjeve – Afrohen nga plani fillestar i Janarit, prej përhapjes së Omicron

Portugalia urdhëroi klubet e natës dhe baret që të mbyllen dhe autoritetet i bënë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia për të paktën 2 javë nga 25 Dhjetori, për të kontrolluar përhapjen e Covid-19 në periudhën e pushimeve. “Nuk janë ende Krishtlindjet e zakonshme që ne jemi mësuar”- tha Kryeministri Antonio Costa në një konferencë, ku shtoi se nëse nuk merren masat e nevojshme, pasojat tek jetët e njerëzve do jenë shumë më të mëdha. Costa lajmëroi gjithashtu kufizime të kapacitetit në dyqane dhe tha se do të kërkohet një test negativ i koronavirusit për të qëndruar në hotele apo shkuar nëpër evente.
Autoritetet do të limitojnë gjithashtu mbledhjet në ambiente të jashtme deri në 10 njerëz në çdo grup për mbrëmjen e Vitit të Ri, ndërkohë që do të duhet një test negativ për të hyrë në restorante, kazino apo marrëp jesë në festat publike. Shumica e masave të lajmëruara nga kryeministri fillimisht priteshin të bëheshin efektive në fillim të janarit, por me situatën aktuale të pandemisë, qeveria është detyruar ti zbatojë përpara kohe.
Portugalia, që ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë në rreth 87% që kanë marrë të dy dozat, po përballet me një rritje të infeksionevesë bashku me pjesën tjetër të Europës, pjesërisht prej variantit Omicron. Instituti kombëtar i Shëndetësisë deklaroi se rreth 50% e rasteve të reja të koronavirusit në Portugali vijnë nga Omicron. Ministria e Shëndetësisë deklaroi javën e kaluar se varianti i ri po dyfishohet çdo 2 ditë dhe do përbëjë 80% të rasteve të reja deri në fund të muajit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.