Post Brexit, BE u ofron britanikëve udhëtime pa viza – Kushti që duhet të plotësojnë
Bashkimi Evropian po planifikon të lejojë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të udhëtojnë pa viza pas Brexit për udhëtimet afatshkurtra. Këshilli Europian tha përmes një deklarate se do të nisë negociatat me Parlamentin Europian për të miratuar legjislacionin e nevojshëm. Sipas CNN, kjo do të jetë e vlefshme për qytetarët britanikë për të cilët udhëtojnë drejt vendeve të njohur si zona Shengen për një periudhë prej 90-180 ditësh, por kjo do të bëhet e mundur vetëm nëse Britania bën të njëjtën gjë për shtetasit e BE-së.
Ndërkohë, më herët Briantia është shprehur se nuk do të kërkonte viza nga shtetasit e BE-së që udhëtojnë në Britani për qëndrime afatshkurtra pas Brexit. Por nëse kjo ndryshon, Komisioni ka paralajmëruar se BE do të angazhohet për të imponuar kërkesa reciproke për viza.
Megjithatë, Komisioni Europian ka konfirmuar gjithashtu se nga viti 2021, vizitorët e Britanisë në BE do të duhet të paguajnë 7 euro (rreth 8 paund) për Skemën e Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit Europian, që mund të blihet në internet para udhëtimit.
Kjo do të zgjasë për tre vjet dhe do të sigurojë hyrje pa problem në kufijtë e BE-së de aeroportet, të ngjashme me skemën aktuale të ESTA që shumë turistë përdorin për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
Largimi i planifikuar i Britanisë nga BE pritet të ndodhë më 29 mars. Aktualisht nuk ka marrëveshje të qartë për mënyrën se si Britania do të shkëputet nga blloku, io cili ka mbështetjen e Parlamentit dhe shteteve të tjera europiane. Vendi po shkon drejt një përballje të re me BE-në, pasi kryeministrja, Theresa May ‘iu nënshtrua’ presionit nga ligjvënësit e Britanisë që kërkuan të rinegociojë marrëveshjen e saj të vështirë të Brexit.
Një Brexit pa marrëveshje do të përbënte një skenar që ka ndezur frikën e përçarjeve të mëdha.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.