Posta Shqiptare shpall tenderin, 40.2 milionë lekë për 18 degët ‘e reja’
Si pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë, komoditeti në qëndrimin e ambienteve të postave është një element i rëndësishëm. Posta Shqiptare ka vënë në dispozicion të rikonstruksionit të degëve të veta, një fond prej 40.2 milionë lekësh, i cili do të shkrihet në 18 degë të ndryshme të Postës Shqiptare, të përqendruara në Shqipërinë e Mesme.
Tenderi është shpallur në APP dhe specifikon se të gjitha punimet, do të ekzekutohen brenda një afati 6 mujor, që nga fillimi i punimeve. Aplikantët e interesuar do të mund të paraqesin ofertat e tyre deri në 8 nëntor, ora 10:00. Sipas specifikimeve teknike, punime do të kryhen ne tarracat e ambienteve të filialeve postare, në instalime elektrike, korridore apo tualete. Më poshtë, lista e degëve që janë pjesë e projektit të rikonstruktimit:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.