Powell: ‘Inflacioni është shumë i lartë’. Fed do të ndërmarrë ‘hapat e nevojshëm’ për ta adresuar!

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell u zotua të hënën për veprime të ashpra ndaj inflacionit, për të cilin ai tha se rrezikon një rimëkëmbje të fortë ekonomike. Fjalimi vjen më pak se një javë pasi Fed ngriti normat e interesit për herë të parë në më shumë se tre vjet në një përpjekje për të luftuar inflacionin që po shkon në nivelin më të lartë në 40 vjet.
Duke përsëritur një qëndrim që Komiteti Federal i Tregut të Hapur bëri të mërkurën në deklaratën e tij pas takimit, Powell tha se rritja e normave të interesit do të vazhdojë derisa inflacioni të jetë nën kontroll. Ai tha se rritjet mund të jenë edhe më të larta nëse është e nevojshme se lëvizja me çerek përqindje e miratuar në takim.
Një pikë bazë është e barabartë me 0.01%. Zyrtarët e FOMC treguan se ka të ngjarë rritje me 25 pikë bazë në secilin nga gjashtë takimet e tyre të mbetura këtë vit. Megjithatë, tregjet po vlerësojnë me një shans rreth 50-50, rritja e ardhshme, në takimin e majit, mund të jetë 50 pikë bazë. Aksionet ranë në nivelet më të ulëta të seancës pas komenteve të Powell, ndërsa yield-et e thesarit u rritën.
Shtrëngimi i papritur i politikës vjen me inflacionin, i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit që shkon në 7.9% në baza 12-mujore. Një matës që preferon Fed ka ende çmime deri në 5.2%, shumë mbi objektivin prej 2% të bankës qendrore.
Siç ka bërë më parë, Powell i përshkroi shumë nga presionet që vijnë nga faktorët specifikë të pandemisë Covid, në veçanti kërkesën e përshkallëzuar për mallra mbi shërbimet që oferta nuk mund t’i përmbushte. Ai pranoi se zyrtarët e Fed dhe shumë ekonomistë “nënvlerësuan gjerësisht” se sa do të zgjasin këto presione.
Ndërsa këta faktorë rëndues kanë vazhduar, Fed dhe Kongresi dhanë më shumë se 10 trilion dollarë stimul fiskal dhe monetar që nga fillimi i pandemisë. Powell tha se ai vazhdon të besojë se inflacioni do të kthehet në objektivin e Fed, por është koha që politikat historikisht të lehta të marrin fund.
Powell iu drejtua gjithashtu pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se po shton zinxhirin e furnizimit dhe presionet inflacioniste. Në rrethana normale, Fed në përgjithësi do të shqyrtonte këto lloj ngjarjesh dhe nuk do të ndryshonte politikën. Megjithatë, me rezultatin të paqartë, ai tha se politikëbërësit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj situatës.
Powell kishte treguar javën e kaluar se FOMC gjithashtu është e përgatitur të fillojë të mbarojë disa nga aktivet prej afro 9 trilion dollarësh në bilancin e saj. Ai vuri në dukje se procesi mund të fillojë që në maj, por nuk është marrë asnjë vendim i prerë. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.