Powell ndjek Yellen – Mbështet rritjen graduale të interesave gjatë dëshmisë së tij

Kryetari i sistemit bankar qendror në SHBA, Jerome Powell, gjatë shfaqjes së parë të tij publike në këtë post, premtoi se do të parandalojë mbinxehjen e ekonomisë duke vazhduar planin e tij për rritjen graduale të normave të interesit.
Në dëshminë përpara Komisionit të Shërbimeve Financiare në Kongres, Powell pranoi fuqizimin e ekonomisë, gjë që bëri investitorët të mendojnë për katër ndërhyrje nga banka për 2018-ën.
Projeksioni i fundit i Fed sheh tre rritje të normës bazë të interesit këtë vit. Powell tha se banka ndodhet në një proces të zbulimit të mënyrës së si papunësia e ulët mund të bjerë përpara se inflacioni të përshpejtohet.
Norma e papunësisë në SHBA qëndron në nivelin më të ulët në 17 vite, në 4.1%. Rezerva Federale, përveç objektivin e inflacionit ka gjithashtu për detyrë promovimin e një ekonomie të fortë dhe stabilizimin e tregut të punës.
“Ne do të vazhdojnë të arrijmë ekuilibrin mes shmangies së mbinxehjes së ekonomisë dhe arritjen e objektivit për inflacionin në 2%. Sipas Komisionit Federal të Tregut të Hapur, rritja graduale e normave të interesit do të sjellë arritjen e objektivave tona”, tha kryetari i bankës qendrore më të madhe në botë.
Rezerva Federale pritet të bëjë ndërhyrjen e parë për 2018-ën në takimin e radhës në Mars, ku do të ofrojë edhe projeksione të reja mbi ekonominë si dhe konferencën e parë për shtyp të Powell.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.