Konkursi për 15 drejtues të rinj në DPSHTRR – Rama: Afati i fundit i aplikimit data 15 Nëntor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur 15 vende vakante për pozicionin ‘Drejtues’.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimin në profilin e tij në Facebok u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në këtë konkurs. Rama shton më tej afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor, duke e cilësuar këtë proces transparent, bazuar te meritokracia.
“Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t’u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje.”
Të gjithë aplikantët do të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ata kanë të drejtë të aplikojnë vetëm në një pozicion pune dhe aplikantët që do të përzgjidhen do të njoftohen me email nga komisioni ad – hoc.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.