Pozicionimi i investitorëve, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare me rritje

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u regjistruan në rritje për të dytin sesion me radhë gjatë javës, si pasojë e pozicionimeve të investitorëve të mëdhenj. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.32 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.74 dollarëve për fuçi.
Gjatë sesionit të së hënës ndërkohë, tregu i naftës bruto dhe i naftës Brent fituan rreth 0.7%. Investitorët vijojnë të vendosin baste për një rimëkëmbje të çmimeve, duke i besuar kështu strategjisë së OPEC, që nëpërmjet shkurtimit të prodhimit të ngushtojë edhe hendekun kërkesë-ofertë.
Ekspertët shprehen se për momentin nuk projektohen luhatje të mëdha të çmimeve. Kjo mund të vijë vetëm në rast se Shtetet e Bashkuara do të raportojnë të dhëna larg pritshmërive.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.