PPP në shëndetësi, Manastirliu: Nuk kalojnë më shumë se 6% të buxhetit
Vlera financiare që shteti duhet të paguaj për partneritetet në sektorin e shëndetësisë nuk i kalon 6% të vlerës totale të buxhetit të shëndetësisë. Buxheti i “shëndetësisë” është në vlerën e 51 milionë lekë ose 2.91% e PBB.
Buxhet ky që është nga më të ulëtit në rajon, por pavarësisht kësaj ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se ky buxhet është në rritje nga viti në vit. Ndërkohë që buxheti i 2019 parashikon që më shumë se 3 miliardë lekë të investohen në infrastrukturë. Sakaq do të vijojë edhe financimi për 12 paketat shëndetësore në sistemin publik dhe privat.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.