Prag lufte tregtare SHBA-BE! “Ilsole24ore”: Tarifa 11 mld USD për produktet europiane. Në listë edhe pijet e ushqimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa mund të përfshihen në një “betejë” të re tregtare. “Ilsole24ore” raporton se administrata amerikane po planifikon të vendosë tarifa për një seri produktet që importohen nga Europa, me një vlerë 11 miliardë dollarë.
Në listën e gjatë me 14 faqe janë helikopterët për përdorim civil të prodhuar në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani apo Francë si dhe produkte si gjalp, peshk, djathë, vaj ulliri, marmalatë, verëra, pije apo vajra esenciale që prodhohen thuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Tarifat pritet të aplikohen pasi vendimit t’i jepet “OK” nga Organizata Botërore e Tregtisë këtë verë.
Përshtati: SCAN
Artikulli original: https://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2019-04-09/trump-minaccia-nuovi-dazi-ue-gli-aiuti-ad-airbus-contro-boeing–074022.shtml?uuid=ABYF5UmB
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.