Pranimet në Shërbimin Civil/ Për 2021, 705 vende vakante në administratë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për vendet vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021. Referuar vendimit, për vitin 2021 për administratën do të shpallen 705 vende vakante, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
-Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
-Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
-Për kategorinë e ulët drejtuese 169;
-Për kategorinë ekzekutive 472.
Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Arte të bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.