Pranvera vjen me ‘lule’ për valutat kryesore. Fitojnë ndjeshëm pikë kundrejt monedhës vendase!

Monedha europiane e ka nisur javën pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar blihet sot me 122.5 lekë dhe shitet me 123.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Dollari amerikan vazhdon të shënojë rritje edhe këtë fillim jave teksa ka rikuperuar sërish pikë në raport me javën e shkuar duke u blerë sot me 112 lekë dhe duke u shitu me 113.1 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar një rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne pasi në krahasuar me të premten e kaluar bihet sot me 145.5 lekë dhe shitet me 148.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane ka pasur një rritje të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 119.7 lekë dhe duke u shitur me 120.7 lekë krahasuar me javën që lamë pas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.