Preferoni turizmin malor? Ja destinacioni që duhet të vizitoni

Muajt e verës jo gjithmonë kalohen në det, një pjesë e mirë njerëzish preferojnë turizmin malor gjatë muajve të verës.
Gjatë ditëve të nxehta të verës ju mund të shijoni peisazhet e mrekullueshme, si edhe ushqimet tradicionale të vendeve malore.
Nëse keni menduar për një pushim të qetë, me pamje tepër përrallore dhe me një klimë të freskët duhet të vizitoni fshatin malor “Hallstatt” që gjendet ne Austri.
Ka disa mënyra për të arritur në fshatin e mrekullueshëm Alpin të “Hallstatt”, por mënyra më e mirë për të përjetuar këtë vend është udhëtimi me traget përreth liqenit.
Ju mund të përdorni teleferikët për t’u ngjitur sa më lartë ose balonat fluturuese në mënyrë që dhe të shijoni pamjen e mahnitshme që ofron ky vend.
Ky fshat ofron pushime të rehatshme, pamje të mahnitshme të bukurive natyrore dhe një kulturë të pasur, fshati është i njohur për prodhimin e kripës që nga kohërat parahistorike të Keltëve.
Hallstatt do të jetë zgjedhja e duhur për të kaluar disa pushime “ndryshe”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.