Premtimi i Exxon Mobil – 1 milion dollar për taksën e karbonit

Exxon Mobil, sipas një fushate do të dhurojë 1 milion dollar në lidhje me një taksë për të frenuar emetimet e dioksidit të karbonit të ngrohjes së planetit tek ligjvënësit e SHBA –së dhe publikut amerikan. Sipas këtij premtimi, kompania më e madhe botërore e tregtimit të naftës po bën goxha arritje në mbështetjen e saj financiare në dividentët e Karbonit, e cila merret me një plan taksash në zhvillimin e karbonit nga shtetasit republikanë James Baker 111 dhe George Shultz.
Mbështetja e Exxon vjen në një kohë kur ligjvënësit e SHBA mbeten në një ngërç për vendosjen e një çmimi për emetimet e gazrave të serave, ku shumë republikanë e kundërshtojnë taksën e karbonit ose tregtimin e saj. Rënia e politikës në nivel kombëtar mund të largohet nga kompania e energjisë të cilat ballafaqohen me një larmi politikash shtetërore dhe rajonale. Politika e vetme kombëtare e taksave do të jepte një siguri rregullatore për industrinë e energjisë, dhe plani i Baker –Shultz në veçanti kërkon të kufizojë autoritetin e rregullimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.
Gjithashtu, ky kontribut shënon arritjen më të madhe të Exxon, e cila merret me trajtimin e sfidës së ngrohjes globale për të zvogëluar rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Exxon është kompania e parë e tregtimit të naftës, e cila merret me financimin e amerikanëve për dividentët e karbonit duke u bashkuar me kontribuesit fillestarë të grupit: ndërmarrja e bazuar në Çikago Exelon, kompania e energjisë diellore FirstSolar dhe Shoqata amerikane e energjisë së erës.
Premtimi i 1 milion dollarëve e Exxon do të çojë në një fond prej 3 milion dollar. “Kontributi i Exxon sot është një hap shumë i rëndësishëm në promovimin e planit të bonove të karbonit, u shpreh Baker dhe Shultz.
Exxon – së bashku me anëtarët e tjerë të naftës BP, Royal Dutch Shell dhe Total – është një anëtar themelues i Këshillit për Lidershipin e Klimës, një grup korporatash, grupesh konservuese dhe individësh të shquar të ngarkuar me një version më të detajuar e katër pikave të Baker si dhe politikës së Schultz.
Amerikanët për Dividentët e Karbonit u formuan gjatë muajit Qershor për të promovuar këtë plan, i cili faturohet si një qasje konservatore dhe e tregut të lirë për të luftuar emetimet e dioksidit të karbonit që shkaktojnë ndryshimin e klimës. Djegia e lëndëve djegëse fosile është një kontribues i madh për këto emetime.
Plani evokon për vendosjen e një tarife mbi karbonin e emetuar nga kompanitë, të cilat do të fillojnë nga 40 dollarë për ton dhe do të rriten gradualisht. Të ardhurat nga taksa do të ktheheshin tek amerikanët në formën e pagesave të rregullta automatike të dividentëve.
Muajin e kaluar, Exxon dhe kompanitë e tjera amerikane të energjisë Chevron dhe Occidental Petroleum u bashkuan me Iniciativën e Klimës së Naftës dhe Gazit, një grup i formuar nga kolegët e tyre ndërkombëtarë në 2014 për të reduktuar emetimet e gazeve të serrave dhe për të financuar teknologjitë si dhe për të zvogëluar ndotjen e karbonit.
Më parë këtë vit, Exxon njoftoi një plan për të reduktuar emetimet e tij të metanit me 15 për qind dhe për të zvogëluar zhurmën e fuqishëm të gazit me 25 për qind deri në vitin 2020. Metani është komponenti kryesor i gazit natyror.
E ashtuquajtura fushata #ExxonKnew filloi me një seri raportesh hetimore në 2015 dhe ka nxitur disa padi që kërkojnë të mbajnë Exxon përgjegjës për koston e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe për investitorët mashtrues. Exxon pretendon lëvizjen #ExxonKnew është “një fushatë e orkestruar që kërkon të tërheq ExxonMobil dhe të keqinterpretojë pozicionin dhe kërkimin tonë për ndryshimin e klimës”.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.