Premtimi për pensionistët, Basha: Jo pension minimal nën 25 mijë lekë në muaj

“Nuk do të ketë më pensione minimale nën vlerën e 25 mijë lekëve në muaj”. Ky është premtimi që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.
Basha premtoi rritjen me 40 për qind të pensioneve minimale në katër vitet e ardhshme nëse zgjidhet në krye të qeverisë dhe sigurimi i fondeve të nevojshme sipas tij, do të vijnë nga rishikimi i koncesioneve dhe i kontratave të lidhura nga qeveria aktuale.
Nga ana e tyre përfaqësues të brezit të tretë kërkuan rritje pensionesh dhe mbështetje nga ana e qeverisë për të drejtat e tyre. Përfaqësuesve të opozitës në shesh iu bashkua edhe disa qytetarë nga Himara, të cilët kërkuan garanci për mbrojtjen e pronave të tyre.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.