“Premtoni dhe përmbushni” – Vetëm kështu do të jeni një lider i vërtetë

Nuk ka asgjë më të vlefshme se sa fjala juaj. Pasi të keni krijuar një reputacion të mirë si dikush që e mbani fjalën dhe si një person që jeton me angazhime është pikërisht ai momenti që njerëzit vendosin se mund të mbështeten te ju.
Në biznes reputacioni është gjithçka dhe ai rrjedh nga garancitë që ju bëni dhe këtu hyjnë si ato personale ashtu edhe ato profesionale. Gjithashtu dhe mënyra se si veproni për të mbajtur fjalët që keni dhënë.
Është për të ardhur keq që disa herë themi gjëra të cilat nuk mundemi t’i përmbushim pasi kjo lë pasoja shumë të mëdha te ne.
Më poshtë do të gjeni 4 arsye pse është e rëndësishme të bëni atë që thatë se do të bëni me çfarëdo lloj kushti.
- Ndershmëria
Ndershmëria është një virtyt i cili lidhet me shumë aspekte dhe në fakt mos mbajtja e fjalës e cënon goxha ndershmërinë. Nëse ju nuk mbani fjalën e dhënë do të detyroheni të gënjeni dhe në këtë moment do të vijë fundi i ndershmërisë suaj. Duhet të kuptoni rëndësinë që ka përmbushja e fjalëve të thëna nga ju pasi vetëm kështu do të kuptoni se çfarë shkakton ajo në të vërtetë.
- Besimi
Besimi humbet kur dikush nuk e mban fjalën. Madje ndodh që njerëzve t’ju kufizohet dëshira për të qëndruar me ju në rast se ju nuk e mbani ato që keni premtuar. Nëse dëshironi që të jeni një lider i mirë dhe një inspirim për të tjerët ju duhet të bëni padyshim të gjitha ato që keni thënë.
- Respekti
Nuk ndodh kurrë të keni respekt për një njeri i cili nuk mban fjalën e tij. Padyshim që këtu nuk futen të gjitha rastet sepse ndonjëherë ndodh të kesh një arsye të fortë për devijimin nga fjala juaj por nëse kjo ndodh papushim atëherë respekti që mund të kërkoni nga të tjerët nuk do ta gjeni.
- Fuqia personale
Fuqia personale është rezultat i sjelljes në mënyrën që ne vlerësojmë. Në një rast kur ju keni thënë se do të bëni diçka dhe përfundoni duke mos e bërë e humbisni këtë “fuqi personale”.
Nëse ju nuk mbani fjalën e dhënë kjo tregon se fillimisht ju nuk i jeni i vërtetë me vetveten. Në atë moment do të kuptoni se në fakt ju nuk jeni ai që pretendoni dhe vlera e karakterit tuaj do të bjerë si të njerëzve ashtu edhe në syrin tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.