Presidenti dekreton Çuçin Ministër të Brendshëm – Dekretohet edhe Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë
Pak orë pas marrjes së emrave të rinj të ministrave të Brendshëm dhe të Bujqësisë, Presidenti i Republikës ka dekretuar emrat e rinj. Në një njoftim zyrtar nga presidenca theksohet se Presidenti Ilir Meta ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vend të tij ka dekretuar Bledi Çuçin.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës, ka shkarkuar Bledi Çuçin nga post ii ministrit të Bujqësisë, duke e zëvendësuar me Milva Ekonomin. Bledi Çuçi, është ministri i 4 i Brendshëm që emërohet gjatë mandatit qeverisës së Partisë Socialiste nga viti 2013. Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga detyra pak ditë më parë, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia në rrethane ende të pasqaruara.
Arber Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.