Presidenti Erdogan, nuk heq dorë nga ”lufta” zgjedhore
Presidenti Tayyip qështë shprehur se partia e tij, ‘’AK’’ do të vazhdojë sfidën e saj ndaj rezultateve të zgjedhjeve të Stambollit, pasi kandidati kryesor i opozitës u bë kryetar i bashkisë, por sipas tij Turqia duhej t’i japë fund debatit mbi këtë çështje dhe të përqendrohet në çështje si ekonomia.
“Ne do të vazhdojmë me luftën tonë deri në fund. Kur YSK (Bordi i Lartë i Zgjedhjeve) të thotë fjalën e fundit, çështja do të mbyllet për ne, “tha Erdogan në një fjalim gjatë konfederatës së bashkuar. Sipas tij, Turqia duhet t’i zhvillojë zgjedhjet e planifikuara në mënyrë efektive dhe të trajtojë problemet ekonomike dhe të sigurisë, duke nxitur reformat strukturore.
“Është thelbësore që të zgjidhim mosmarrëveshjet zgjedhore dhe të përqendrohemi në problemet tona reale, veçanërisht në ekonominë dhe sigurinë,” shtoi ai.
Fitorja e Ekrem Imamogluun, në zgjedhjet komunale ishte një goditje e rëndë për Erdogan duke i dhënë fund 25 viteve të qeverisjes nga AKP.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.