Presidenti francez Emmanuel Macron rezulton pozitiv me COVID-19
Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të vetë-izolohet për shtatë ditë, ka njoftuar Pallati Elysée.
Diagnoza u vendos pas një testi RT-PCR të kryer porsa u shfaqën simptomat e para, “tha zyra e presidentit në një deklaratë.
“Në përputhje me këshillat shëndetësore të zbatueshme për të gjithë, Presidenti i Republikës do të vetë-izolohet për shtatë ditë. Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në distancë.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.