Presidenti Ilir Meta nis lëvizjen: “Në 8 Dhjetor, nga qyteti Studenti hap turin e Dialogut me Shqipërinë”
Institucioni i Presidencës nëpërmjet një deklaratë zyrtare ka njoftuar kreu i shtetit Ilir Meta në datën 8 dhjetor do të zhvillojë një tubim në qytetin Studenti, i cili do të jetë hapi i parë drejt nisjes së një dialogu gjithëpërfshirës në të gjithë Shqipërinë.
Së fundmi, presidenti Ilir Meta ka shkaktuar reagime në publik me deklaratat e tij të forta të lidhura me çështjen e sistemit të drejtësisë dhe me reformën që po kryhet për këtë sektor.
Në një qëndrim të mbajtur qartazi kundër qeverisë presidenti ka thirrur për një referendum popullor, i cili sipas tij do t’i mundësojë popullit të vendosë për zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Presidenti gjithashtu është shprehur edhe për mos-dërgimin e çështjes së Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ajo duhet zgjidhur bazuar vetëm mbi interpretimet e Kushtetutës shqiptare.
Postimi i plotë i presidencës:
Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
SHQIPËRIA E PARA!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.