Presidenti Meta promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare: Mos humbisni mundësinë për t’i vizituar!(VIDEO)
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.
Gjatë kësaj vizite z. Meta është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit.
Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.
“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, thotë z. Meta.
os.de/SCAN
Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, promovon bukuritë e Alp…
Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.Gjatë kësaj vizite z. Meta ka është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit. Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë z. Meta.
Posted by Ilir Meta on Sunday, October 15, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.