Presidenti Meta: “Të mos nënvlerësohet gjendja e emergjencës nga Koronavirusi, Shqipëria ka qenë e suksesshme në përballjen me Sars!”
Presidenti vendit, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka thënë se pas shpalljes se gjendjes se emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duhen marrë masa më të forta sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus në vendin tonë.
Sipas Metës, çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike, ndaj ai shpreson dhe inkurajon për marrjen e masave më të rrepta parandaluese.
“Jemi në një proces komunikimi me institucionet përkatëse vendase pasi jemi seriozisht të ekspozuar, pas rasteve të konfirmuara në Italinë fqinje dhe vende të tjera”. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka qenë shumë e suksesshme në raste të ngjashme duke kujtuar parandalimin e virusit Sars para 16-17 vitesh, ndaj sipas tij vendi ynë i ka të gjitha mundësitë nëse të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjshmërinë maksimale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.