Presidenti Meta uron 7 Marsin: Koha për një apel, duhet bashkëpunim i fortë shkollë-familje
Meta duke vlerësuar stafin akademik të shkollës dhe punës që kanë bërë brez pas brezi, apeloi për një bashkëpunim të fortë midis shkollës dhe familjes.
“Është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më të fortë midis shkollës dhe familjes, siç edhe ka qenë në të kaluarën. Duke i kushtuar më shumë vëmendje shkollës, figurës së mësuesit, pedagogut, ruajtjes së familjes dhe rëndësisë që ka në edukimin e fëmijëve ne si shoqëri do të forcohemi dhe fuqizohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do ta çojnë vendin më shpejt dhe më përpara standardeve që të gjithë i dëshirojmë dhe i ëndërrojmë. Kjo mund të bëhet vetëm me dije dhe duke edukuar vlera të larta morale, shoqërore dhe atdhetare”.
“Dua të theksoj se figura e mësuesit për mua është dyfish e dashur, pasi të dy prindërit e mi kanë qenë mësues”, përfundojë Presidenti.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.