Presidenti Nishani dekreton ndryshimet në qeveri. Petrit Vasili merr miratimin për detyrën e ministrit të Drejtësisë

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka zyrtarizuar ndryshimet në kabinetin qeveritar. Dekretet për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani e për emërimin e Petrit Vasilit në këtë detyrë janë shpallur nga kreu i shtetit vetëm një ditë pas vendimin nga ana e kryeministrit.
Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka mbajtur më herët detyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe atë të kreut të grupit parlamentar të LSI-së.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.