Presidenti Thaçi vizitë në Jordani, takon liderët e vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Jordani, me ftesë të Mbretit Abdullah, ka marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që po mbahet në Aman, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
Në njoftim theksohet se “Thaçi është takuar me liderët e disa shteteve, me të cilët ka biseduar për promovimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të Kosovës”.
Në këtë kuadër ai është takuar me Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades, pastaj me presidentin e Irakut, Fuad Masum, e të tjerë.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se zoti Thaçi në këto takime ka kërkuar që shtetet e tyre sa më parë të marrin vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.