Presidenti Trump i mirë apo i keq? Sondazhi: 74% e rusëve janë pozitiv, 81% e meksikanëve negativ

Sipas një studimi, shumica e vendeve të botës kanë pritshmëri të ulëta për presidencën e Donald Trump. “Ipsos MORI” pyeti 18.000 njerëz në 24 vende të botës nëse Trump do të jetë një president i mirë apo jo.
Ky sondazh konkludon në një pesimizëm që ka kapluar gjithë botën madje edhe në vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një shumicë e vogël njerëzish të cilët mendojnë se qeverisja Trump do të ketë sukses.
Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë gjithashtu duke luftuar për të gjetur sadopak entuziazëm për komandantin e përgjithshëm të Amerikës pasi 80 për qind e tyre mendojnë se ai do të jetë një president i keq. Norma të ngjashme të pesimizmit janë regjistruar edhe në Gjermani (78 për qind) dhe Francë (77 për qind). Në veri të kufirit të SHBA-së, kanadezët janë jashtëzakonisht negativ për ardhjen e Trumpit në presidencë, ku vetëm 27 për qind e tyre mendojnë se do të jetë një president i mirë.
Ky studim zbuloi se Rusia dhe India kanë pritshmëritë më pozitive nga presidenca Trump, por globalisht rezulton se 34 për qind e njerëzve mendojnë se do të jetë një president i mirë ndërkohë që 66 për qind mendojnë se do të jetë një president i keq.
Siç pritej, meksikanët janë më të zymtët për këto katër vite të qeverisjes me 81 për qind e tyre duke thënë se Trump do të jetë një president i keq.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.