Presidentja e KE: S’ka pushime verore pa u dakordësuar për buxhetin e BE në vitet e ardhshme
Von der Leyen u kërkon udhëheqësve të bien dakord mbi buxhetin e BE-së deri në pushimin e verës .
Një samit i dytë në korrik mund të jetë i nevojshëm nëse drejtuesit nuk pajtohen, tha ajo.
Udhëheqësit e BE-së duhet të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut para pushimit të verës, tha Presidenti i Komisionit Ursula von der Leyen në një intervistë të shtunën.
Udhëheqësit e BE-së do të takohen në 17-18 korrik në Bruksel – për herë të parë që nga shkurti- për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin dhe planin e rimëkëmbjes së bllokut.
Komisioni ka propozuar një buxhet shtatë-vjeçar për 2021-2027 prej 1,1 trilionë euro dhe planifikon të marrë 750 miliardë euro në borxh të përbashkët për të siguruar fonde të rimëkëmbjes, përfshirë 500 miliardë euro në grante, për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë. Shtetet anëtare deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një marrëveshje.
Presidentja e Komisionit u shpreh se nëse nuk do ketë një rezultat në samitin e parë, do të ketë një të dytë. Më saktë, nuk do ketë pushime verore pa arritur një marrëveshje.
Thirrja e saj për një marrëveshje të shpejtë është në kundërshtim me fjalët e Kryeministrit Hollandez Mark Rutte i cili, pas samitit të këtij muaji, tha se “nuk ka ndonjë dëm të madh nëse kryetarët e shteteve nuk arrijnë një marrëveshje në mes të korrikut.”
D.B – SCAN
Burimi: Politico
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.