Presidentja e Komisionit Europian vetë-izolohet pas takimit me një person pozitiv me COVID-19
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është vetë-izoluar pasi mori pjesë në një takim që u ndoq nga një person i cili më pas doli pozitiv për Covid-19, njoftoi ajo në Twitter.
Von der Leyen tha se ajo doli negative për virusin javën e kaluar dhe do të testohet përsëri të hënën.
“Unë kam qenë e informuar se kam marrë pjesë në një takim të Martën e kaluar ishte edhe një person i cili dje doli pozitiv për COVID-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, unë jam vetë-izoluar deri nesër në mëngjes. Unë kam rezultuar negative të enjten dhe jam testuar përsëri sot,” shkroi ajo të hënën.
Njoftimi i Von der Leyen vjen ndërsa rastet e koronavirusit janë në rritje në Europë, me kufizime të reja dhe bllokime lokale të vendosura në vendet në të gjithë kontinentin.
Në Republikën Çeke, një gjendje e jashtëzakonshme është futur për 30 ditë për të ndihmuar në frenimin e rritjes së përshpejtuar të rasteve të reja Covid-19 dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor në vend, pasi gjithsej 1.841 raste të reja ishin regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë të Dielën.
Në Francë, Kryeministri Jean Castex konfirmoi se zona e Parisit të Madh do të klasifikohet si një zonë “alarmi maksimal”, me masa në fuqi nga e marta, pas një rritje në numrin e rasteve të koronavirusit.
Ndërkohë, numri i infeksioneve të raportuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit të Dielën në një rekord të ri ditor prej 22,961, gati dyfishi i rekordit të mëparshëm për një ditë të vetme, pasi doli që mijëra infeksione nuk ishin përfshirë në shifrat ditore të botuara më parë, sipas në Shëndetin Publik Angli.
Polonia raportoi 2,367 raste të reja Covid-19 të Shtunën, duke arritur një rekord të lartë për të tretën ditë me radhë, sipas një serie tweet-esh nga ministria e shëndetësisë së vendit, ndërsa Italia raportoi rritjen e saj më të lartë ditore që nga 24 Prilli, me 2,844 raste të reja të shtunën. (CNN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.