Presidentja e parë grua në Greqi/ Sakellaropoulou merr mbështetjen e të gjithë parlamentit!
Gjykatësja e lartë, Katerina Sakellaropoulou u bë gruaja e parë presidente e Greqisë këtë Javë, ku politikanët e zgjodhën në krye të shtetit gjatë një shfaqjeje të rallë të unitetit. 64-vjeçarja Sakellaropoulou ka qenë president e Këshillit të Shtetit, gjykatës së lartë administrative në Greqi. Ajo do të zëvëndësojë Prokopis Pavlopoulos, që i mbaron mandati 5-vjeçar në muajin Mars.
Gjatë një shfaqjeje të rrallë të harmonisë në një periudhë të vështirë të politikave greke, kandidatja e partisë konservatore mori mbështetjen edhe nga opozita, përfshirë partinë e majtë Siriza, që humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit Korrik. Ajo mori mbështetjen e 261 deputetëve nga 300 vende që ka parlamenti.
Sakellaropoulou, me origjinë nga Selaniku, u bë femra e parë në krye të Këshillit të Shtetit në vitin 2018, pasi mori mbështetjen për atë pozicion nga qeveria e majtë. Presidentja e parë grua në Greqi, e cila jeton në qendër të Athinës dhe është aktive në rrjetet sociale, ka shkruar shumë artikuj mbi mbrojtjen e mjedisit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.