Prezantohen 5 projektet ndërkombëtare – Si do të transformohet porti i ri tregtar në Porto Romano?
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me ekspertë ku janë prezantuar propozimet teknike për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Nga 14 operatorët që garuan, 5 finalistët e përzgjedhur prezantuan projektet e tyre për portin e ri tregtar, brenda një afat kohor prej 5 minutash.
“Ky ishte një prezantim që kërkova të bëhej paraprakisht sepse kisha dëshirë që publiku shqiptar të shikojë se si 5 nga kompanitë më të mëdha europiane dhe më gjerë kanë treguar interes dhe kanë punuar, për të arritur një kohë shumë të limituar që Autoriteti Portual u ka vendosur.
Është kënaqësi shumë e madhe që sot akoma dhe një herë unë dëgjova një prezantim me të vërtetë shumë serioz nga secila nga kompanitë pjesëmarrëse prezantuan” u shpreh Ministrja Balluku.
Kërkesa e veçantë që secila nga këto kompani ka pasur, ka qenë që kompanitë garuese të ideojnë jko vetëm një port, por një nyje logjistike të mirëfilltë, me një ndërlidhje rrugore dhe hekurudhore, me terminale të reja, hapësira logjistike, park energjetik dhe zonë ekonomike të orientuar drejt prodhimit për eksport.
Pas prezantimeve, faza tjetër është ajo e përzgjedhjes së kompanisë fituese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.