Prezantohen dy projekte infrastrukturore për qarkun e Elbasanit! Akset e reja që shmangin trafikun nga qyteti
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me “Cooperazione Italiana” janë duke bërë gati dy projekte shumë të rëndësishme që janë By-Pass i Elbasanit i cili me përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan, shmang trafikun nga qyteti dhe projekti tjetër zgjerimi i aksit Elbasan-Qukës.
Ky fakt u bë i ditur nga kreu i ARRSH-së Afrim Qendro dhe deputeti Taulant Balla gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e një nënkalimi mes hekurudhës dhe aksit rrugor kombëtar Librazhd-Peshkopi. Ky aks është ndërtuar rreth viteve ’60 dhe ishte shumë i ngushtë dhe i ulët përmes tij mund të kalonin vetëm mjete të vogla.
“Ndërhyrja në këtë pjesë ishte e dosmosdoshme për kalimin e të gjitha llojeve të mjeteve në këtë aks nacional, i cili shërben gjithashtu edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Bashkisë së Librazhdit” shkruan Balla në një postim në rrjetin social Facebook.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.