Prezantohet sot projekti i zbatimit për “Rrugën e Arbrit”
Prezantohet sot projekti i zbatimit të Rrugës së Arbrit. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Rama pas mbledhje së qeverisë së zhvilluar në Dibër, ku ndër të tjetra evidentoi edhe rëndësinë që sjell ndërtimi i saj jo vetëm për zonë por edhe për të gjithë vendin.
“Vlen të theksohen se do te bëjmë prezantimin projektit përfundimtar të Rrugës së Arbrit, tashmë që është zgjedhur edhe kompania dhe Ministria e Infrastrukturës është në diskutim dhe në negociata për firmosjen përfundimtare të kontratës, duke garantuar kështu financimin dhe mos ndërprerjen deri në fund të punimeve. Kjo rrugë u premtua për 27 vite me radhe dhe u harrua, ndaj ky është një zotim madhor për një aks që nuk i takon thjesht Dibrës”, tha Rama.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.