Prezantohet sporteli i ri “ProBiznes”, Mesi: Lehtësojmë procedurat dhe shërbimet për sipërmarrjet
Biznesi dhe shërbimet ndaj tij janë në fokus të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Për këtë qëllim, kjo agjenci ka hapur një sportel të dedikuar vetëm për shërbime ndaj biznesit. “ProBiznes” është një sportel i cili do të reduktojë kohën e pritjes së subjekteve tregtare që do të kryejnë aplikime, si dhe numrin e personave që presin në radhë për marrjen e shërbimit.
Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, e pranishme në hapjen e këtij sporteli, u shpreh se duke reduktuar dokumentacionin dhe lehtësuar procedurat për biznesin, mundësohet zhvillimi i tij, e në të njëjtën kohë nxitet dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Aktualisht, sporteli “ProBiznes” do të funksionojnë në Tiranë e më pas do të shtrihet në të gjithë vendin, ku ka zyra të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.