Princeshat dhe pinguinët në protestë: “Le të rihapemi menjëherë! Jo me 1 korrik!”

Në Itali, Piazza del Popolo është mbuluar me ngjyra, në protestë me një turmë prej 350 personash, përfshirë princeshat, pinguinët dhe përfaqësuesit e punëtorëve të Shoqatës së Parqeve Italiane.
“Qëndrimi i qeverisë është dritëshkurtër, ne nuk mund t’i kuptojmë arsyet për këtë hapje të vonuar, duke pasur parasysh se punojmë në ambient të hapur. Duhet të qëndrojmë të mbyllur dhe ndërkohë duhet të vazhdojmë me aktivitetet e mirëmbajtjes për sigurinë dhe ruajtjen e strukturave”, – ankohet Guido Zucchi, CEO i Magicland.
230 strukturat që përfshijnë parqet me tema të ndryshme, aventurat dhe kafshët e egra, janë mbyllur që nga tetori dhe sot rrezikohet të humbasin pothuajse të gjithë sezonin veror.
Ky sektor në vitin 2019 gjeneroi një xhiro totale prej dy miliardë eurosh, por mbi të gjitha një kompleks i madh aktivitetesh me 25,000 punë të ndryshme të cilët arrijnë në 60,000 punonjës duke marrë parasysh industritë përkatëse. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.