Printimi i faturave të energjisë, OSHEE hap tenderin 44.4 milionë lekë. Ofertat deri me 7 tetor
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin për printimin e faturës së energjisë elektrike dhe zarfimin në versionin “selfmailer”. Referuar tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, fondi limit është 44 milion e 460 mijë lekë pa tvsh.
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 7 tetor, ora 10:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.