Pritet nisja e takimit/ Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në Durrës. Rama pret homologët dhe delegacionet përkatëse

Pritet të nisë takimi i 6 Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës. Kryeministri Rama i uroi mirëseardhjen homologëve të tij dhe delegacioneve përkatëse.
Kështu në takim janë të pranishëm kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje & Hercegovinës, Denis Zvidzdic; Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë, si edhe kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic.
Tryezës do i bashkohen edhe komisioneri Johannes Hahn dhe zv/presidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.
Sipas Kryeministrisë eventi njëditor do të përbëhet nga sesione të ndryshme pune gjatë të cilave do të diskutohen temat e tregtisë, shërbimeve, investimeve dhe ekonomia dixhitale, me këtë të fundit një prioritet të Bashkimit Europian për dekadën e ardhshme.
Pritet që ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të forcojnë angazhimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Samitin e Triestes, duke përcaktuar hapat për krijimin e një Zone Ekonomike Rajonale.
ERTV Live ?: Mbërritja e delegacioneve në takimin informal me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Posted by Edi Rama on Saturday, August 26, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.