Pritet vorbull cikloni – Nuk përjashtohen reshjet e dëborës
Në mesin e sezonit veror, pritet që në fillim të kësaj jave një përkeqësim i kushteve atmosferike dhe një mot i paqëndrueshëm i shoqëruar me stuhi, erëra të mëdha e të ftohta si dhe reshje shiu të forta në të gjithë Mesdheun.
“Pritet një perturbacion i pazakontë veror me përmbytje, stuhi të rënda dhe madje edhe dëborë nëpër Alpe” bën me dije Andrea Vuolo i 3BMeteo duke nënvizuar se “një vorbull cikloni që vjen nga Europa qendrore do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe një rënie të mprehtë të temperaturave”.
Sipas njoftimit, dëbora do të rikthehet nëpër Alpe deri në 2.200 metra. Parashikohen luhatje të vazhdueshme të temperaturave, me një përmirësim të martën dhe një përkeqësim të enjten ku priten vlera jo më të larta se 20 gradë celsius. (3BMeteo)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.