Pritje të gjata nëpër spitale – Vendet ku njerëzit shqetësohen më shumë për kujdesin shëndetësor

Pothuajse tre të katërtat e hungarezëve janë të shqetësuar rreth kujdesit shëndetësor, sipas një ankete mujore nga hulumtuesi i tregut Ipsos Mori.
Paraqitet alarmante për Hungarinë, pasi ky shqetësim është rritur me 22 për qind në krahasim me muajin dhjetor, që mund të jetë si rezultat i çështjeve të vazhdueshme brenda sistemit shëndetësor të vendit, duke përfshirë edhe kohën e gjatë të pritjes në spitale dhe raportet e korrupsionit.
Në Poloni, 62 për qind e njerëzve janë të shqetësuar për kujdesin shëndetësor. Kjo është një rritje prej 10 për qind nga dhjetori. Një raport nga PwC në vitin 2016 sugjeronte se mungesa e fondeve “ka qenë dhe do të mbetet një problem” brenda sistemit shëndetësor të Polonisë.
Pas Hungarisë dhe Polonisë, 46 për qind e njerëzve në Brazil shqetësohen për kujdesin shëndetësor, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar ky shqetësim arrin në masën e 42 për qind. Sipas njoftimeve, sistemi shëndetësor i Brazilit ka qenë nën tension për disa kohë për shkak të mungesës së buxhetit, protestës dhe shpërthimit të virusit Zika, ndër të tjera.
Në Mbretërinë e Bashkuar, shqetësimet më të mëdha lidhen me kohën e gjatë në pritje si dhe financimi, gjë që ka shtyrë që shumë ekspertë të mendojnë se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar është në krizë.
Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, qytetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë sigurim për të hyrë në kujdesin shëndetësor.
Anketa tregoi se 38 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar, një shifër kjo që është përmirësuar me një pikë përqindjeje që nga dhjetori, por është ende dukshëm më e lartë se mesatarja botërore prej 24 për qind.
Ku qytetarët nuk shqetësohen aq shumë
Në anën tjetër e shkallës, anketa tregon se vetëm 3 për qind e njerëzve në Turqi shqetësohen për kujdesin shëndetësor, ndërsa në Korenë e Jugut, Meksikë dhe Argjentinë vetëm 6 për qind.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.