Problemet e biznesit/ Shqipëri-Kosovë, ka ende shumë barriera

Çdo ditë e më tepër po flitet për bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por përfaqësuesit e biznesit të dy vendeve shprehen se problematikat janë të shumta dhe se tregtia po i has edhe në barrierave jo tarifore.
Për këto problematika dha shembuj konkret, Alban Zusi, sipërmarrës eksportues, sipas të cilit është më e lehtë të bashkëpunosh me tregjet e vendeve të BE, sesa me Kosovën.
Ndërsa kreu i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, tha se problemet duhet të zgjidheshin me mirëkuptim dhe se dialogu ka ekzistuar.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, në Tiranë, Genti Daci, kërkoi që qeveria jonë të marrë masa për lehtësimin e taksave, në mënyrë që ato të jenë në nivelet e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Përfaqësues të biznesit të dy vendeve u mblodhën në Tiranë në konferencën “Aspirata për një treg të përbashkët, Shqipëri-Kosovë”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpunim me Revistën ekonomike “Monitor”.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.