Problemet e industrisë nxjerrëse – Kërkohet bashkëpunim më i madh nga institucionet

Rritja e bashkëpunimit midis kompanive të industrisë nxjerrëse, krijimi i një klime të favorshme për investitorët, për konkurrencë të ndershme, por edhe duke përmirësuar legjislacionin.
Këto ishin disa nga problematikat që u nënvizuan, gjatë një forumi të organizuar nga “Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse” në Shqipëri, nën moderimin e gazetarit të TV SCAN, Enio Civici.
Gjatë këtij takimi, përfaqësues të kësaj industrie ngritën shqetësimet e tyre, që, kryesisht, kishin të bënin me administratën fiskale dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore.
Por, Drejtor i Politikave Fiskale, pranë Ministrisë së Financave, Sajmir Lacej, u shpreh se, rritja e eksporteve për produktet minerale, gjatë vitit të fundit, por edhe përpunimi i tyre në vend, tregojnë mbështetjen dhe prioritetin që qeveria i ka dhënë kësaj industrie.
Shqipëria ka një industri nxjerrëse të mineraleve dhe naftës, që po zhvillohet gjerësisht, duke tërhequr investitorë vendas dhe të huaj.
Kjo bëri që ky sektor, të përfshijë Shqipërinë në Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.