Problemet e sistemit penitenciar – Gjonaj: Do mbyllim burgjet e Krujës dhe të Sarandës, janë amortizuar
Burgu i Krujës dhe i Sarandës pritet të mbyllen për shkak të shkallës së lartë të amortizimit. Lajmi është bërë publik nga foltorja e Kuvendin nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, sipas së cilës hapja e burgut të ri në Shkodër ka bërë të mundur uljen e mbipopullimit në sistem ndërkohë që janë përmirësuar kushtet e jetesës dhe të sigurisë.
Gjonaj nënvizoi se paralelisht është përmirësuar edhe cilësia stafit të burgjeve ashtu si dhe trajtimi i tyre financiar.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.