Procesi i integrimit, Rama në Vjenë: Asgjë nuk është e lehtë, po përballemi me sfidat e bashkëpunimit
Në procesin e integrimit asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk jepet si e mirëqenë, deklaroi kryeministri Rama në takimin me liderat e Ballkanit në Vjenë. Më tej Rama tha se Shqipëria është shumë e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, ndërsa falënderojë kancelarin Kurz për punën që po bën për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Nuk dua të zgjatem shumë, dua të them dy gjera të thjeshta. E para, që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrëse të Komisionit Hahn. Dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do ti japim qytetarëve tanë atë që meritojmë. Për ta përfunduar, jap personalisht dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, mirënjohës ndaj Kancelarit Kurz për qasjen e tij të qartë në lidhje me perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit dhe gjithashtu për betejën e tij të vendosur për të hapur për Kosovën procesin e liberalizimit të vizave, që shpresoj shumë do të konkretizohet të paktën pas zgjedhjeve europiane”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.