Procesi i konsultimeve publike, i dështuar – Lëvizja MJAFT: Nuk marrin pjesë qytetarët, institucionet këshillohen me njëri-tjetrin
Gjetjet e Observatorit të Agjendës Digjitale të sapo publikuara nga Lëvizja Mjaft konkludojnë se procesi i konsultimit publik në Shqipëri ka dështuar.
Gjatë publikimit të raportit, Kreu i Lëvizjes Mjaft Aldo Merkoçi tha se vetëm një pjesë e vogël e projektligjeve i nënshtrohen konsultimit, mungojnë komentet e aktorëve, ndërkohë që as bëhet fjalë për përfshirjen e qytetarëve në këtë process.
Sipas Lëvizjes Mjaft, institucionet më së shumti i konsultojnë projektligjet me njëri tjetrin, ndërkohë që marrin shumë pak ose aspak komente nga Organizatat e interesuara.
Projekti i MJAFT është i financuar nga Bashkimi Europian dhe ka synim rritjen e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.