Procesi i rindërtimit/ Kruja shpall tenderin – 64 milionë lekë për rehabilitimin e afro 40 subjekteve
Bashkia Krujë ka shpallur një tender me fond 64 milionë lekë, në kuadër të procesit të rindërtimit. Fondi do të kanalizohet në hartimin e projektit të ndërhyrjeve rehabilituese të nevojshme, për objektet me dëmtime të mëdha strukturore të tërmetit të 26 nëntorit.
Në listën rendore të objekteve që do të rehabilitohen janë rreth 40 subjekte, përfshirë këtu ambulancën e vjetër të vendit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 8 mars, ndërsa projekti do të ekzekutohet brenda një afati 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.