Procesi “screening” për negociatat – Gjonaj: Vetting-u dha rezultate. Hahn: Në rrugën e duhur
Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin Johannes Hahn, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se Shqipëria do përshpejtojë procesin e Vetting-ut, duke nënvizuar se rezultatet e deritanishme kanë kthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Ajo shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të vijuar në këtë proces të pakthyeshëm të dëshiruar nga qytetarët.
Nga ana e tij Komisioneri Hahn u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritanishme por tha se ka ende shumë punë për të bërë deri verën e ardhshme.
Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan të premten takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit, që ka në themel gjyqësorin.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.