Prodhimi i patates – Shqipëria, e 26-ta në Europë
Shqipëria është e 26-ta në Europë, ndër 37 shtete të marra në analizë nga Eurostat sa i përket prodhimit të patates.
Zyra e statistikave të Bashkimit Europian analizon veç 28 vendeve anëtare, edhe Norvegjinë, Zvicrën si dhe vendet e rajonit, përfshirë; Maqedoni, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Serbinë apo Turqinë.
Shqipëria vlerësohet se prodhon rreth 245 mijë ton patate në vit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë, Kosovën, dhe Malin e Zi.
Bosnje Hercegovina dhe Serbia ndërkohë prodhojnë 351 dhe 639 mijë tonë patate në vit. Shqipëria lë pas edhe Kroacinë në rajon, kur prodhimi nuk i tejkalon 171 mijë ton në vit.
Në nivel europian, Gjermania mban vendin e parë me 10 milionë ton prodhim në vit, duke zënë 19% të totalit të prodhimit të vendeve të Bashkimit Europian.
Eurostat vlerëson se, në total në vendet e Bashkimit Europian prodhohen 53 milionë ton patate në vit, çka përkthehet në një rënie të prodhimit me plot 36% në krahasim me vitin 2000.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.