Prodhonte bomba me telekomandë, Policia arreston poseduesin
Një tjetër rast i prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive është goditur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Policia ka sekuestruar 8 kallëpe tritol, një sasi lënde eksplozive tritol që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë, si dhe një granatë mësymëse. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre, 31 vjeçari F.K.
‘Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe tritol(150 gramë secili), një granate mësymëse si dhe një sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.