Prodhuesit e makinave nxitojnë të urojnë gratë në Arabinë Saudite për lirinë e të drejtuarit automjetin

Kompanitë e automjeteve nuk kanë humbur kohë në “joshjen” e 9 milionë klienteve potenciale, tashmë që Arabia Saudite ka hequr ndalimin e drejtimit të automjetit për gratë shofere.
Vendimi, i cili fillon zbatimin Qershorin e ardhshëm, është ndjekur nga përgëzimet e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale, por edhe ka ndezur garën mes markave se cila do të jepte urimet e para për femrat shofere në ekonominë më të madhe të Lindjes së Mesme.
Në një postim në Twitter, Ford shpërndau një foto të syve të një gruaje në pasqyrën e pasme të një automjeti, me shkrimin “Mirëseerdhe në sediljen e shoferit”
نفخر بمشاركة أخواتنا في المملكة العربية السعودية فرحتهن، جعلهنّ الله خير عون لأبناء الوطن على رفعته. #إنتي_قدها pic.twitter.com/J6GVJ64gg3
— Ford Middle East (@FordMiddleEast) September 27, 2017
Edhe Land Rover ka reaguar përmes një postimi të titulluar “Aventura ju pret”.
حماس القيادة بانتظاركِ. #السماح_بقيادة_المرأة_للسيارة pic.twitter.com/ZY2SXcOl6Z
— Land Rover MENA (@LandRoverMENA) September 27, 2017
Volkswagen publikoi një foto të zezë me shkrimin ‘Radha ime’ mes dy duarve me tatuazh me këna.
الحين دورِك تجلسين في مقعد السائق #الملك_ينتصر_لقياده_المراه pic.twitter.com/XuRuVnA5Sn
— Volkswagen ME (@VWMiddleEast) September 27, 2017
Mini zbuloi një video të një automjeti që del nga parkimi dhe në asfalt është shkruar ‘Rezervuar për gra’
هل أنتِ مستعدة للانطلاق على الطريق؟#SaudiWomenCanDrive#MINIKSA pic.twitter.com/Ezq2vPE7B2
— MINI Saudi Arabia (@SaudiArabiaMINI) September 28, 2017
Përgëzimet i ka përcjellë edhe Mercedes Benz
نهنئكم بيوم المرأة الإماراتية.
Photo via: @HANAHdubai pic.twitter.com/hxA2WD8kEh
— Mercedes-Benz ME (@MercedesBenzME) August 28, 2017
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.