Produkte të pasigurta dhe mungesë e masave mbrojtëse – AKU gjobit dhe ndëshkon mbi 20 subjekte tregtare gjatë 24 orëve të fundit
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë 125 kontrolleve dhe monitorimeve të kryera në 24 orët e fundit, në zbatim të akteve normative kundër përhapjes së Covid -19, ka njoftuar se në qytetin e Fierit, është dhënë masa administrative me “gjobë” në një subjekt, për mungesë të masave mbrojtëse për parandalimin e Covid-19 në vlerën e 50,000 lekëve si dhe janë marrë 2 masa administrative “paralajmërim “ për mosrinovim të librezave shëndetësore dhe analizës së ujit.
AKU bën me dije se:
-Nga kontrollet e kryera në Tiranë, janë dhënë 6 masa administrative “paralajmërim”, si dhe janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
–Në Shkodër janë marrë 6 masa administrative “paralajmërim” dhe është bërë bllokimi i një sasie prej 12.8 kg qumësht, pasi u cilësua i pasigurt për konsum human.
-Ndërsa në Elbasan në kuadër të monitorimit të periudhës intensive të përdorimit të imputeve bujqësore, në 3 subjekte janë marrë 7 mostra për analizim dhe janë bllokuar 790 kg farë misri deri në daljen e rezultatit të analizave. Gjithashtu janë marrë 9 mostra për analizim në subjekte të përpunimit të mishit, ku janë bllokuar 650 kg produkte, sallam dhe qofte deri në daljen e përgjigjeve të analizave laboratorike.
-Në Vlorë në 1 nga marketet e kontrolluara, janë bllokuar 5395 kuti qumështi i konstatuar i pasigurt për konsum me qëllim kthimin në origjinë.
-3 mostra për analizim janë marrë në Korçë në një stabiliment përpunimi qumështi, ndërsa në Dibër janë marrë 8 mostra për analizim kryesisht në nënproduktet e qumështit (djathë deleje, djathë lope, kos lope, jufka dhe sheqerpare).
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje edhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë territorin për të garantuar sigurinë ushqimore, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.